Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Prapaskenat e kontratës së Sylvinhos pas kualifikimit në Play Off-in e Botërorit, ja bonusi i trajnerit brazilian

    December 1, 2025

    Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në finalet e Europianit 2024 ishte një arritje e madhe për trajnerin Sylvinho, i cili për herë të parë në karrierën e tij si trajner përjetoi suksesin e një kompeticioni kaq të rëndësishëm.

    Megjithatë, rinovimi i kontratës për ciklin e ri – eliminatoret e Botërorit – nuk ishte automatik. Ashtu siç parashikojnë marrëveshje të tilla, duhej kohë dhe negociata, pasi objektivat e vendosur për brazilianin ishin shumë më të larta: kualifikimi në Kupën e Botës 2026, në një grup të fortë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

    Sot Shqipëria është më pranë se kurrë këtij objektivi historik. Kombëtarja u rendit e dyta pas Anglisë, duke siguruar mundësinë e artë të play-off-it, që mund ta çojë për herë të parë ndër 48 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

    Fitoret ndaj Serbisë, vendi i dytë dhe optimizmi për një ëndërr që kurrë s’e kemi jetësuar, kanë ndezur entuziazmin e gjithë shqiptarëve. Bashkë me kreditet që merr ekipi për këto arritje, fiton patjetër edhe trajneri Sylvinho, si në aspektin profesional ashtu edhe financiar.

    Sipas Endi Tufës nga Top Channel, trajneri brazilian ka përfituar një bonus të veçantë: pagesë për edhe tre muaj të tjerë pune, deri në mars, kur Shqipëria luan dy sfidat vendimtare të play-off-it (më 26 dhe 30 mars). Rezultati i këtyre ndeshjeve do të përcaktojë jo vetëm fatin e kuqezinjve për Botërorin, por edhe të ardhmen e Sylvinhos. Nëse arrihet objektivi, kontrata i rinovohet automatikisht; në të kundërt, do të hapen negociata të reja për vazhdimësinë e tij.

    boterori play-off Sylvinho
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.