SHBA– Në një kohë që të dielën e 15 Shtatorit raportohet për atentatin e dytë kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk një ndër mbështetësit e tij ka reaguar në platformën “X” për këtë ngjarje.
“Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Kamala.”- ka shkruar Musk, pa u zgjatur më shumë me shpjegime të mëtejshme.
Menjëherë ky reagim nga Musk ka shkaktuar reagime të forta tek ndjekësit.
“Askush nuk duhet të përpiqet të vrasë askënd!”.- ka shkruar një ndjekës.
Ndërkohë ka edhe disa përdorues që mbështesin Musk.
“Ai fjalë për fjalë po thotë vetëm një fakt. Mbështetësit e Trump nuk po përpiqen të vrasin Kamala. Ne po përpiqemi t’i mundim në kutinë e votimit”.- ka shkruar një qytetar.
“Nëse dikush do ta provonte këtë, media patjetër do ta trajtonte krejtësisht ndryshe.”- shkruhet një postim tjetër./BS


