Pas mbështetjes së Taylor Swift për Kamala Harris, Elon Musk reagoi me një postim në X.
“Ok, Taylor… Ke fituar… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time”, shkroi ai.
Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e shumicës dhe u komentua edhe nga vajza e tij transgjinore, Vivian Jenna Wilson.
“Mbështetja e Taylor Swift për Kamala Harris, sinqerisht, nuk mund të vinte në kohë më të mirë. Mezi pres të shoh swifties (fansat) në qendrat e votimit”, shkroi ajo në Threads dhe shtoi se kishte parë postimin e Elon në X.
“Është thjesht e shpifur. Është kaq e dukshme dhe, nëse nuk e shihni se si, atëherë edhe ju jeni pjesë e problemit. Thjesht dua t’i them audiencës sime, mos lejoni që njerëzit të flasin me ju në këtë mënyrë. Është e shpifur, poshtëruese dhe jashtëzakonisht seksiste. Ju meritoni më shumë”, shkroi ajo.
Musk reagoi në X disa orë pas lajmit që Taylor Swift do të votojë për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të ShBA-ve dhe në fund të postimit u nënshkrua si “Childless Cat Lady” (gruaja pa fëmijë ‘me mace’), një referencë ndaj deklaratës së kandidatit për nënkryetar, J. D. Vance, i cili tha se ShBA-të drejtohen nga “gra ‘me mace’ pa fëmijë” të cilat janë të pakënaqura me jetët e tyre dhe zgjedhjet e tyre dhe kështu duan të bëjnë të njëjtën gjë me pjesën tjetër të vendit.
Sëift nuk e komentoi provokimin e Musk.



