Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Policia bën bilancin: Nga Velipoja në Ksamil u bllokuan 16 mjete lundruese

    July 7, 2025
    Policia bën bilancin: Nga Velipoja në Ksamil u bllokuan 16 mjete lundruese

    TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë bilancin për masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror në të gjithë territorin bregdetar.

    Bazuar në informacionet e policisë bëhet me dije se janë  identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Vijon me intensitet zbatimi i planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025.

    Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

    ✅ Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;
    ✅ Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;
    ✅ Parandalimin e ndotjes akustike;
    ✅ Parandalimin e ndotjes së mjedisit;
    ✅ Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

    Operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private.

    Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimterit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

    Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

    Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

    Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

    Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar në disa qytete, kryesisht në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

    Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

    Policia e Shtetit apelon:

    Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale;

    Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

    Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./Radar.al 

    Lirimi i hapësirave publike/ Rama shkon sërish për takim në Bashkinë Vlorë

    Bllokohen 16 mjete lundruese Ksamil Velipoje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.