TIRANË– Në seancën plenare të ditës sotme deputeti i PD-së, Beldjon Nallbati ka folur me ironi nga foltorja e Kuvendit për politikat qeverisëse.
Nallbani ka thënë se qeveria është ‘te hashashi’, ndërsa fermerët merren me qepë dhe domate.
FJALA E PLOTË NË KUVEND:
Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë)!
A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo?
Një avaz ju!
Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate?
Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?
– Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë!
– Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle!
– Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)!
Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit.
Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?!
Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!


