Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Po përjetoj ëndrrën time”/ Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë: Flamuri kuqezi më ka sjell fat

    December 21, 2024
    "Po përjetoj ëndrrën time”/ Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë: Flamuri kuqezi më ka sjell fat
    Edi Raama dhe Lara Colturi

    TIRANË– Në podcatin e rradhës nga Kryeministri Edi Rama, ka qenë e ftuar sportisja 18-vjeçare, Lara Colturi e cila garon për Shqipërinë.

    Colturi zbuloi se ka qenë nëna e saj, e cila pa mundësinë për të ardhur në vendin tonë.

    “Menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të më mundësonte hapjen e mundësive drejt renditjes në vendet e para apo në Kupën e botës.”- u shpreh ajo.

    Ndërkohë që Kryeministri Rama u shpreh se flamuri shqiptar i ka sjellë fat, Lara e konfirmoi këtë gjë duke thënë: Në fakt më ka falur shumë kënaqësi, si, për shembull, çmimi Gurgl 2-3 javë më parë, si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja dhe unë po argëtohem shumë.

    Edi Rama: Je e vendosur që të ngresh flamurin shqiptar në majat e botës së skive?

    Lara Colturi: Po, e morëm këtë vendim së bashku me prindërit e mi, me familjen time pasi pamë pikërisht këtë mundësi për qenë bashkë me familjen time në pistë, për të punuar së bashku me prindërit e mi.

    Edi Rama: Po përse vendosët të hidhnit këtë hap, mëse të mirëpritur nga ne, por duhet ta shpjegojmë pse vendosët të kalonit nga njëri breg i detit në tjetrin e të merrnit nënshtetësi shqiptare?

    Lara Colturi: Vitin e parë, mamaja ime foli me Elvisin dhe pa mundësinë për të ardhur në Shqipëri.

    Unë në kategorinë C dhe isha në moshën 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të më mundësonte hapjen e mundësive drejt renditjes në vendet e para apo në Kupën e botës, e për të përjetuar atë që po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit, duke u argëtuar së bashku.

    Edi Rama: Nëna jote është gjithashtu edhe trajnerja e ekipit kombëtar shqiptar të skive.

    Lara Colturi: Po, e vertetë, nëna dhe babi im janë trajnerët e mi, tani kam edhe fizioterapisitin dhe furnizuesin e pajisjeve.

    Edi Rama: Nuk je vetëm ti në skuadër, ka edhe të tjerë që stërviten, e që ndoshta do të nxjerrë edhe skiatorë të tjerë, është vëllai yt që është më i vogël, por edhe të tjerë.

    Lara Colturi: Në fakt nuk janë vetëm unë, ka edhe djem e vajza që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë.

    Edi Rama: Janë edhe shqiptarë të lindur dhe rritur në Itali?

    Lara Colturi: Besoj se disa prej tyre kanë familjet me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Itali.

    Edi Rama: Ke shkuar deri në Zelandën e Re për t’u stërvitur.

    Lara Colturi: Tashmë është e vështirë të gjesh vende me dëborë, për fat të keq nuk bie dëborë si 10 vite më para dhe akullnajat po shkrihen.

    Unë jam rritur mes maleve dhe tashmë ka vende malore që nuk shkoj më pasi nuk ka dëborë. Ka shumë skuadra, ashtu si e jona që lëvizin shpesh, çdo javë

    Edi Rama: Por duhet thënë që flamuri kuq e zi të ka sjellë fat apo jo?

    Lara Colturi: Po  në fakt më ka falur shumë kënaqësi, si, për shembull, çmimi Gurgl 2-3 javë më parë, si edhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë, janë përvoja dhe unë po argëtohem shumë./Radar.al 

    Edi rama Lara Colturi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.