Shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi është vrarë sot nga policia serbe.
Një dëshmitar okular ka treguar se e pa Hajrizin duke dalë nga pylli.
“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”, tregoi ai.
“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Midorag Kojiç.
Hajrizi dyshohet se në mesnatën e të mërkurës ka vrarë një polic serb, duke bërë që autoritetet serbe të vendoseshin në kërkim të tij.

