SHBA– Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm, Sarah Boone, gruan 47-vjeçare nga Florida, e cila vrau të dashurin e saj. Ajo e mbylli brenda një valixheje dhe i mbylli zinxhirin dhe e la të vdiste nga asfiksimi.
Ndërkohë Sarah u tha detektivëve të zyrës së sherifit në qarkun Organge, se ajo dhe partneri Jorge Torres kishin pirë shumë alkool dhe kishte luajtur kukafshehtas, duke menduar se do të ishte argëtuese nëse Torres që peshonte 47 kilogramë të futej në një valixhe të madhe me ngjyrë të kaltër gjatë shkurtit të vitit 2020.
Në këtë formë pas shumë gotave vendosi të shkojë në dhomë për të fjetur duke besuar se Torres do të mund të dalë nga valixhja në shtëpinë e tyre në Winter Park të Orlandos.
Të nesërmen në mëngjes kur u zgjua nuk arrinte ta gjente dhe iu kujtua ku ishte. Ajo hapi valixhen dhe e gjeti të dashurin e saj pa shenja jete.
Pasi i telefonoi policies ata arritën në vendngjarje dhe e arrestuan.
Por videot që janë gjetur në telefonin e saj, shfaq Torres duke bërtitur se nuk po mund të merrte frymë dhe vazhdimisht kishte thirrur emrin e saj. Prokurori Ëilliam Jay tha se ajo kishte injoruar lutjet e tij sepse donte ta “terrorizonte”, dke e “goditur me shkop bejsbolli”. Në video ajo dëgjohet duke thënë: Po, kjo ndodh kur më ngufat. Kështu jam ndier kur më tradhtoje./SKYNEWS/Radar.al


