TIRANË– Aktorja dhe ish-banorja e BBV1, Arjola Demiri ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e Mateos dhe Brikenës në Big Brother.
Arjola ka publikuar një video ku Mateo fliste sërish për raportin e tij me Brikenën, duke theksuar njohjen jashtë shtëpisë.
Arjola e ka kritikuar Mateon për mënyrën se si ka përfituar nga raporti i mëparshëm me Brikenën për të fituar vëmendje në këtë edicion.
Ajo ka theksuar se fama e tij është bazuar vetëm në këtë lidhje të kaluar dhe jo tek vetë personaliteti i tij. Sipas saj, hyrja në shtëpi si ish-i i Brikenës dhe sjellja ndaj saj gjatë spektakleve nuk i ka dhënë asnjë meritë të vërtetë, ndërsa Mateo është fshehur pas komenteve të të tjerëve.
“Ajo nuk do të njihet përmes teje. Nuk ka nevojë të thotë gjë, mjafton që nuk të dëgjon më. Flet pa zë dhe pa figurë.”-shkruan Arjola./Radar.al

https://radar.al/mashkull-pervers-zhigolo-babai-i-selines-reagon-ashper-ndaj-mirit-nuk-dua-ti/


