Që pas përjashtimit të tij nga “BBVA4”, Joz Marku ka qenë në qendër të vëmendjes.
Kujtojmë se ditën e djeshme ish-banori ka kërkuar falje publike dhe ka shprehur një ndjenjë detyrimi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit.
Ndërsa sot për të rregulluar marrëdhënien me të, Jozi është vënë re se po ndjek llogarinë e Gjestit në Instagram.
Por nga familjarët e këtij të fundit nuk ka patur një reagim në lidhje me këtë.
Madje ata nuk e ndjekin llogarinë e Jozit, gjë që lë të nënkuptohet se pavarësisht çdo mundimi ata nuk do ia falin sjelljen karshi Gjestit.



