Jozi, i cili u përjashtua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pasi u ballafaqua me realitetin që kishte lënë jashtë.
Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.
Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.
VIDEO/ Shikoni reagimin e Gjestit kur përjashtohet Jozi. Reagon me shpejtësi familja e këngëtarit
“Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.
Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”-shprehet Jozi./Radar.al


