Pas shumë orëve tension, debate dhe lotësh, shtëpia e “Big Brother” ka përjetuar disa momente relaksimi, si qetësia para furtunës.
Teksa banorët ishin në oborr, kanë shijuar tingujt e këndshëm të kitarës së Tiri Gjocit dhe zërave të bukur të Egli Takos dhe Gjestit.
Ata shijuan meloditë e disa këngëve latine, përfshirë hitet e artistit “Maluma”, dhe në një moment, teksa po ndiqte vijën melodike, Gjesti filloi të improvizonte duke krijuar kështu një këngë që, sipas tij, do të bëhet një super hit.
Në këtë moment krijues, Egli iu bashkua Gjestit duke kënduar zërin e dytë duke krijuar një harmoni të këndshme./Radar.al


