TIRANË– Aktori i humorit njëkohësisht dhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale.
Teksa ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel ka folur hapur për përjetimet pas divorcit dhe marrëdhënien me vajzat e tij.
Ai u shpreh se faza më sfiduese ka qenë përshtatja me realitetin e ri familjar, ku vajzat ndajnë kohën mes dy prindërve.
“I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre më vete dhe me ty më vete… Por është një shkallë që ti e bën dhe ecën.”– zbuloi ai.
Aktori deklaroi se raporti me vajzat është shumë më i thellë se sa kufizimet që mund të përcaktojë një vendim gjykate.

“Marrëdhënia ime me vajzat është përtej ditëve të caktuara nga gjykata, përtej detyrimeve dhe kuotave të caktuara. Është një marrëdhënie e shkëlqyer. Arsyet e divorcit janë një kapitull që nuk dua të rimbush portalet… Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon. Nuk ka asnjë artist që jeton pa dashuri. Po, kam një vajzë në jetën time. Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëj kurrë një koment për të.”-u shpreh Isai./Radar.al



