Ky është momenti tronditës kur një shofer godet një këmbësor dhe e “fluturon” atë 20 metra në ajër.
Pamjet horror janë fiksuar nga kamerat CCTV. Sipas The Sun, Jack Kent është goditur nga një VW Golf që ecte me shumë me shpejtësi, teksa ai qëndron në rrugë dhe bisedon me një shok.
Jack, 26 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi dy javë në kujdes intensiv me një dëmtim të trurit. Autori 25 vjeç, është dënuar me burg për nëntë vjet.



