Java e fundit e muajit tetor për Shqipërinë do të jetë me ditë plot diell, me kthjellime dhe vranësira të lehta, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Teksa parashikohet nga meteorologët se temperaturat do të rriten nga e mërkura, duke arritur kulmin në 29 gradë Celsius.
Meteorologia Lajda Porja thekson se disa zona do të shënojnë temperatura më të larta se mesatarja, duke e bërë këtë javë ideale për frekuentimin e bregdetit.
“Një tjetër javë me diell, ku frekuentohet bregdeti. Parashikohet që të jetë një javë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Edhe pse kemi praninë e vranësirave, nuk do të kemi rreshje.
Deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, mundësia për reshje shiu është zero.
Sot termometri regjistron 5 gradë Celcius në qytetin e Pukës dhe maksimalja 27 gradë në Elbasan. Rreth vlerës 25-26 gradë do të jenë të gjitha qytetet, teksa do të ketë rritje temperaturash nga e mërkura e në vazhdim, ku do të kulmojë temperature 29 gradë.
Në disa zona termometri regjistron edhe 4 ose 5 gradë Celcius më lartë sesa mesatarja”, u shpreh meteorologia.


