Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko”.
Burimet bëjnë me dije se 3 persona janë konfliktuar mes tyre, e për rrjedhojë një 40-vjeçar goditi me thikë 2 të tjerët.
Policia njoftoi se autori ka përfunduar në pranga, ndërsa 2 të plagosuruit në ambiente spitalore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.


