Gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita ka pasur shumë momente tensioni. Tek zona e Zogut të Zi, dy persona civilë janë parë të përplasen fizikisht në sy të policisë.
Nga raportimet bëhet fjalë për një protuestues dhe një shofer i cili ka kërkuar të kalojë aty.
Kanë qenë forcat e policisë që kanë ndërhyrë menjëherë për t`i ndarë.


