TIRANË– Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes më armë zjarri të 40-vjeçarit Marilen Jata mbrëmjen e djeshme, në zonën e Institutit në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit./Radar.al
Greqia vijon hakmarrjen, shpall non grata gazetarin Artan Hoxha (DOKUMENTI)


