TIRANË– Policia ka arrestuar ditëne sotme një 29-vjeçar, i cili goditi me thikë dy vëllezërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
I arrestuari me iniciale E. M., ka goditur me thikë vëllëzërit e tij me iniciale Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. 2 të rinjtë e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al
Bllokimi i 8 ton domate me pesticide/ Identifikohen inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin


