Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare dhe arrestohen 50 persona

    “Më kërkoi një mjet gdhendjeje”, dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vra*jen e Charlie Kirk

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qeveria përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, pagesa më të mira për orët shtesë dhe punën gjatë natës

    July 9, 2026

    Qeveria ka miratuar një vendim që parashikon përmirësimin e trajtimit financiar për efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me synim rritjen e mbështetjes për punonjësit që angazhohen në menaxhimin e situatave emergjente.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi garanton një trajtim më të drejtë dhe më motivues për orët shtesë të punës, shërbimin gjatë natës, punën në ditët e pushimit javor dhe gjatë festave zyrtare.

    Sipas tij, akti i miratuar vendos gjithashtu standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë.

    “Një lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarrin, rrezikun dhe çdo situatë emergjente, pa kursyer asgjë nga vetja.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke garantuar një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare, si edhe duke vendosur standarde të qarta për mbrojtjen e tyre nga mbingarkesa në punë”, deklaroi Lamallari.

    Ministri e cilësoi vendimin një tjetër hap të rëndësishëm në përmbushjen e angazhimit të qeverisë për të forcuar dhe mbështetur më tej Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

    “Vendimi i sotëm është një hap tjetër domethënës në përmbushjen e angazhimit që ne kemi ndërmarrë për të forcuar e mbështetur më tej djemtë dhe burrat që shërbejnë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm. Përkushtimi i tyre nuk njeh orar e as vështirësi, ndaj ne kemi detyrimin e përbashkët t’u gjendemi gjithmonë pranë. Respekt!”, nënvizoi Lamallari.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare dhe arrestohen 50 persona

    July 9, 2026

    “Më kërkoi një mjet gdhendjeje”, dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vra*jen e Charlie Kirk

    July 9, 2026

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    July 9, 2026

    Qeveria përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, pagesa më të mira për orët shtesë dhe punën gjatë natës

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.