Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Mirditë.
Burimet bëjnë me dije se një elektriçist 64-vjeçar ka marrë disa plagë të rënda pasi disa shtylla druri që po shkarkoheshin nga një kamionçinë e zunë poshtë atë.
Policia e Lezhës konfirmoi se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme (4 mars), kur edhe është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spital punonjësi Gj. R., 64 vjeç, banues në Mirditë, me detyrë elektricist i OSHEE-së.
“Ai dyshohet se është dëmtuar nga disa shtylla prej druri, gjatë shkarkimit të tyre nga kamionçina. 64-vjeçari është aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, tha policia, por pa dhënë detaje të tjera rreth dinamikës apo detyrës që po kryente në ato momente elektricisti i dëmtuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.


