Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në qytetin e Breshias, gjatë një operacioni të karabinierëve, teksa dyshohet se po kryente një shkëmbim droge me një klient.
Sipas autoriteteve italiane, operacioni u zhvillua nga njësia e Karabinierët e Salòs, të cilët kishin identifikuar më herët të riun si të përfshirë në aktivitet trafikimi kokaine në zonë. Ai rezultonte gjithashtu me precedentë penalë për vepra të ngjashme.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët vunë re momentin kur 33-vjeçari po i dorëzonte një pako një 32-vjeçari nga Caltagirone. Policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar arratisjen e tyre dhe përpjekjet për të asgjësuar provat.
Gjatë kontrollit, tek shqiptari u gjetën rreth 18.5 gram kokainë, e destinuar për shitje, me një vlerë të vlerësuar rreth 1,500 euro në tregun vendas. Lënda narkotike u sekuestrua nga autoritetet.
I arrestuari është vënë në akuzë për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike dhe ndodhet në pritje të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë në Itali.


