Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, nuk do të paraqitet si kandidat për Bashkinë e Himarës, edhe pse ka qenë emri më i përfolur si kandidat i opozitës.
Kandidati i opozitës pritet të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan dhe sipërmarrës i njohur në Dhërmi.
Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht. Sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë vetëm një javë për të organizuar fushatën e tyre.
Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve, ndërsa sipas burimeve në kampin opozitar, pritet të jetë Petro Gjikuria.