Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Përvjetori i Forcave Tokësore/ Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

    August 29, 2025
    Përvjetori i Forcave Tokësore/ Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

    Procesi i ristrukturimit të Forcave Tokësore shënon sot çerekshekulli. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se ky përvjetor, është kujtesa se ringritja e ushtrisë dhe shtetit shqiptar kanë qenë dhe mbeten procese të pandashme

    Vengu tha se “çerekshekulli më parë, Shqipëria nisi të ringrejë nga themelet një nga shtyllat e saj më të brishta, pas trazirave të viteve ’90”.

    “Këtu qëndron një e vërtetë që mbetet postulat në çdo kohë: fati i uniformës është i pandarë nga fati i shtetit. Gjatë tranzicionit këto fate u shkëputën dhunshëm, ndërsa në vitin 2000 ato nisën të ringjizen përsëri. Ristrukturimi i Forcës Tokësore nuk ishte një akt formal, ishte një nisje nga e para. Një domosdoshmëri pa të cilën Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot. Sepse uniforma nuk është një shenjë dalluese, por një mburojë për vendin dhe një shërbim i përditshëm ndaj shoqërisë”, tha Vengu.

    Ministri i Mbrojtjes theksoi se Forcat Tokësore kanë kaluar nëpër sfida të shumta, në misione ndërkombëtare, nga Afganistani në Evropën Juglindore, apo atë Baltike dhe në operacione brenda vendit për të mbrojtur jetën , territorin dhe pasurinë tonë mjedisore.

    “Ky përvjetor është kujtesa se ringritja e ushtrisë dhe shtetit shqiptar kanë qenë dhe mbeten procese të pandashme dhe kjo është arsyeja pse modernizimi, investimi në pajisje dhe kapacitete njerëzore nuk janë një luks, por një detyrë për ne. Një detyrë përmes të cilës ripërtërihet pakti për lirinë dhe prosperitetin e këtij kombi”, vijoi ai.

    Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Vengu tha se “detyra jonë është që vijojmë të sigurojmë që uniforma dhe shteti të mos shkëputen më kurrë, po të ecin bashkë si një trup i vetëm në çdo kohë”./ATSH

    Ministri i Mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.