Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Përshëndetje ma!”/ Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp me zërin tuaj

    May 5, 2025

    Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë ngritur alarmin për një mashtrim gjithnjë e më të përhapur në WhatsApp, i njohur si “Hi Mum” (Përshëndje ma) një skemë që po dëmton rëndë qytetarët dhe po shfrytëzon emocionalisht prindërit nëpërmjet teknologjive të avancuara të imitimit të zërit.

    Sipas mediave britanike, mashtruesit kanë arritur të përfitojnë më shumë se 490 mijë paund (mbi 500 mijë euro) vetëm gjatë vitit 2025, duke përdorur tani edhe inteligjencën artificiale për të imituar zërat e fëmijëve dhe familjarëve.

    Mashtrimi nis në mënyrë shumë të thjeshtë: një mesazh i tipit “Hi Mum” ose “Hi Dad” vjen nga një numër i panjohur. Personi pas mesazhit pretendon se është fëmija i viktimës dhe shpjegon se ka humbur telefonin dhe nuk ka më akses në bankë apo në aplikacione të tjera. Më pas kërkohet ndihmë financiare urgjente për të paguar një qira, për të blerë një telefon të ri, apo për të zgjidhur një “problematikë të momentit”.

    Në fazën më të avancuar të mashtrimit, përdoren zëra të krijuar me AI që imitojnë me saktësi të habitshme zërin e fëmijës – duke i shtuar kështu një shtresë tjetër bindjeje dhe duke e bërë viktimën të ndihet emocionalisht e detyruar për të ndihmuar.

    Eksperti i sigurisë Jake Moore shpjegon se mashtruesit analizojnë videot dhe audion e postuar në rrjete sociale për të marrë disa sekonda zë të mjaftueshme, me të cilat më pas ndërtojnë mesazhe të personalizuara zanore. “Kjo teknologji i bën këta mashtrues jashtëzakonisht të besueshëm”, thotë ai.

    Autoritetet këshillojnë qytetarët që të jenë gjithmonë dyshues ndaj kërkesave për para që vijnë përmes mesazheve të papritura, edhe nëse zëri i dërguesit duket i njohur. Gjithashtu, këshillohet që gjithmonë të konfirmohen kërkesat për ndihmë duke telefonuar drejtpërdrejt personin në fjalë ose një të afërm tjetër.

    alarmi Hi Mum mashtrimi teknologjia whatsapp zeri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.