7 persona kanë mbetur të plagosur në Itali, pas një përplasje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës.
Nga të plagosurit, mësohet se njëri ishte në gjendje më të rëndë për shkak të plagëve të marra prej sulmit me thikë.
Sipas mediave italiane, në përplasjen mes bandave u përfshinë më shumë se 20 persona, të cilët ishin të moshës 22 deri 53 vjeç. Raportohet gjithashtu se të përfshirët ishin egjiptianë dhe shqiptarë, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.
Nga ajo që dihet deri më tani duket të jetë një sherr për larje hesapesh, ndoshta për shkak të një grindjeje familjare, duke gjykuar nga marrëdhëniet midis 6 të plagosurve me kombësi egjiptiane, të gjithë banues në Stradella.
Ndërsa shqiptarët ishin të gjithë të ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera fqinje.


