Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    ‘Përplasja’ e fortë/ Beniada dhe Aulona përballen për herë të parë në Për’puthen: Gjuha e urrejtjes…

    December 2, 2025

    TIRANË– Dje në emisionin “Për’puthen”, krahë opinionistes Aulona Musta nuk ishte Laert Vasili por ish-finalistja e BBV1 Beniada Nishani. Ndërkohë me këtë rast Aulona u përball me Beniadën pas një ‘përplasje’ që bëri xhiron e rrjetit disa muaj më parë.

    Duke iu referuar Beniadës, Aulona kritikoi përdorimin e të gjuhës shqipe në një emision pasditeje.

    “Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”-ishte komenti i Aulonës, i pasuar nga Beniada e cila tha-  “Qentë le të lehin, karvani ec përpara”.

    Sot të dyja vajzat ishin përballë njëra-tjetrës ku edhe komentuan situatën mes tyre.

    Pjesë nga biseda:

    Megi: Aulona më thuaj pak, a mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip. Apo ishte shumë herët dhe e tepërt?

    Beniada: Pyetja ishte për mua? Ngaqë po më sheh mua…

    Megi: Po pyesja Aulonën. Të intereson përgjigja?

    Beniada: Jo, fare por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.

    Aulona: Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj sepse kushdo ka të drejtë të japi mendime, patjetër edhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen. Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen, njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik. Nëse do të më thonin unë e di që po ta bëja do të isha një tmerr.

    Megi: Beniada ke një replikë?

    Beniada: Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme për t’u shprehur. Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.

    Megi: Do ta vazhdosh Aulona?

    Aulona: Do ti që ta vazhdoj unë? Shiko përtej shakave, mua më pëlqen që në fakt është Beniada këtu dhe po ndajmë opinionet tona. Unë e kam vlerësuar Beniadën që në fillimet e saj dhe vazhdoj ta bëj kështu që… Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht./Radar.al

    Aulona Musta beniada nishani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    June 4, 2026

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    June 4, 2026

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    June 4, 2026

    Stresi flet për Cllevion: Nuk e kam të lehtë, kemi qenë shokë të ngushtë, sot jemi në pole të ndryshme

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.