EKUADOR– Në orët e para të mëngjesit është zshvilluar një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuador, ku forcat e rendit u patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.
Bëhet me dije se gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.
Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes./Radar.al
20-vjeçari shqiptar humb jetën pas aksidentit me motor në Itali
“Të bashkuar për Shqipërinë në BE”/ Rama: Vetëm 9 ditë për takimin me historinë
Giro d’Italia starton më 9 Maj/ 3 etapat e para zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë


