Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Përmbytjet katastrofike në Europë, raportohen mbi dhjetëra viktima

    September 16, 2024
    Përmbytjet katastrofike në Europë, raportohen mbi dhjetëra viktima

    Përkeqësimi i motit si dhe dalja e lumenjëve nga shtretëtrit e tyre në Europë ka shkaktuar përmbytje të rënda që u morën jetën të paktën 10 personave, nga Polonia deri në Rumani.

    Shumë qytete janë përmbytur me ujëra të ndotura, dhe dëmet kanë qenë goxha të larta.

    Zonat kufitare midis Republikës Çeke dhe Polonisë janë goditur rëndë gjatë fundjavës, me ura të shembura dhe shtëpi të shkatërruara. Ndërkohë, fshatrat dhe qytetet në lindje të Rumanisë janë nën ujë. Qeveria e Polonisë ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të përballuar situatën emergjente.

    Ndonëse ujërat në kufirin çeko-polak filluan të tërhiqen, përmbytjet u përhapënh dhe nëpër zona të tjera dhe qytetet kryesore në të dy vendet mbeten në gatishmëri të lartë.

    Në Republikën Çeke, lumi Morava përmbyti 70% të qytetit Litovel, 230 km në lindje të Pragës, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat. Në Ostrava, përmbytjet shkaktuan mbylljen e një termocentrali dhe dy uzinave kimike, ndërsa më shumë se 12,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, sipas kryeministrit Petr Fiala. Në Rumani, përmbytjet kanë shkaktuar gjashtë viktima gjatë fundjavës, sipas raporteve të mediave të huaja, dhe një zjarrfikës austriak humbi jetën. Një tjetër burrë u mbyt në Poloni të dielën.

    Zëvendësministri i Brendshëm polak, Czeslaw Mrozek, njoftoi se mijëra zjarrfikës, policë dhe ushtarë janë angazhuar në përpjekjet për të menaxhuar përmbytjet gjatë 24 orëve të fundit.

    Qeveria po punon për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Në Austri, niveli i lumenjve dhe liqeneve ka rënë gjatë natës, por zyrtarët paralajmërojnë për një valë të dytë reshjesh të dendura që priten së shpejti.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur solidaritetin e saj me të prekurit nga përmbytjet dhe ka premtuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në përballimin e kësaj krize natyrore.

     

    Europe permbytjet viktimat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026

    VIDEO/ Grabitje si në filma në Itali! Banka merret peng me 25 persona brenda, autorët zhduken në mënyrë misterioze

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre pas sherrit me thika në Bulqizë, AMP pezullon dy policë të Dibrës

    April 16, 2026

    Sherr mes të rinjve në Lezhë, Policia në ndjekje të autorëve

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.