Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përmbytje në Lezhë dhe Kurbin, 2600 hektarë tokë bujqësore dhe 150 banesa të rrethuara nga uji

    January 6, 2026

    Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 150 mm shi, duke shkaktuar vërshime që kanë përmbytur rreth 2600 hektarë tokë bujqësore dhe kanë rrethuar nga uji 150 banesa në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin.

    Qyteti i Lezhës u përball i pari me situatën, ku rrugët e disa lagjeve u përmbytën për shkak të prurjeve të mëdha dhe pamundësisë së kanaleve kulluese për të evaduar ujërat. Situata vijoi gjatë gjithë ditës, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve kryesisht në blloqet e banimit “11 Janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes “Besëlidhja”.

    Probleme janë shfaqur edhe në zonat rurale, të përkeqësuara nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve malorë. Niveli i lumit Drin u rrit ndjeshëm, duke dalë në shëtitoren pranë tij dhe duke penguar evadimin e ujërave, çka solli një efekt zinxhir me përmbytje të tokave bujqësore dhe banesa të rrethuara nga uji. Edhe lumi Gjadër rriti rrezikun e përmbytjeve në zonën e Zadrimës, ndërsa përroi i Manatisë shtoi ndjeshëm prurjet për shkak të rrjedhës së vrullshme.

    Në Kurbin, situata më problematike u paraqit gjatë pasdites. Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve të tjerë malorë, kanë krijuar situatë dramatike për banorët. Uji ka përmbytur rrugë kryesore, biznese dhe banesa, ndërsa janë dëmtuar edhe shumë automjete.

    Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm. Probleme serioze janë shënuar edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, ku lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Bashkia Kurbin ka kërkuar mjete të rënda, varka dhe pompa për përballimin e situatës, ndërsa emergjencat civile vijojnë monitorimin në terren.

    Kurbin Lezhë permbytje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.