Momente kaosi janë shënuar pas përfundimit të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit në stadiumin e Vlorës, ku një përplasje mes tifozërive ka ndezur situatën.
Sipas dëshmitarëve, tifozët miq nga Elbasani kanë nisur të thyejnë stolat e tribunës dhe t’i hedhin në drejtim të sektorit të tifozëve vlonjatë, duke shkaktuar panik dhe tension në dalje të stadiumit.
Përleshja ka zgjatur disa minuta, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës.
Forcat e rendit ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa po verifikohen dëmet materiale dhe po identifikohen personat e përfshirë në incident.
Ky episod rikthen shqetësimin për sigurinë në ndeshjet e futbollit, pas një periudhe të qetë në eventet sportive në Vlorë.


