Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    Temperaturat arrijnë deri në 31°C, vranësira në orët e pasdites, si do jetë moti sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përleshje e d*unshme në Bilisht, dy të plagosur, si nisi sherri

    October 1, 2025
    Bëri për spital krushkun, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

    Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, tre shtetas kanë sulmuar një 39-vjeçar, të identifikuar me inicialet G.M., duke e goditur me sende të forta dhe duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.

    Pas sulmit, 39-vjeçari ka reaguar duke nxjerrë një thikë dhe ka plagosur njërin prej agresorëve. Ai është identifikuar si Trajan Çeliku, person me precedentë dhe i njohur për policinë si problematik.

    Sipas burimeve, konflikti mes Çelikut dhe G.M.-së ka nisur paraditen e sotme për motive të dobëta dhe ka vijuar gjatë ditës. Më vonë, Çeliku është rikthyer për ta takuar 39-vjeçarin, këtë herë i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Debati verbal është përshkallëzuar në dhunë fizike, duke çuar në përleshje të ashpër mes palëve.

    Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas mjekimit, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar motivet e sakta të sherrit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit të përfshirë.

    Bilisht plagosje sherr
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bahreini dhe Kuvajti në alarm, aktivizohen masat mbrojtëse pas kërcënimeve për sulme të reja

    June 6, 2026

    Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, BE kërkon fundin e konfliktit

    June 6, 2026

    Temperaturat arrijnë deri në 31°C, vranësira në orët e pasdites, si do jetë moti sot

    June 6, 2026

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.