Protesta e opozitës nisi me tensione të larta, përplasje të dhunshme mes policisë dhe deputetëve të PD.
Një nga deputetët që u përlesh me forcat e policisë, Flamur Noka tha për mediat:
Sokol Bizhga është shpërblyer për urrejtjen që ka ndaj PD e opozitës e vjen këtu të drejtojë falangat e krimit kundër qytetarëve.
Hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do ju përvëlojnë do ju djegin ju. Ky është mesazhi që përcjell sot.
Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.
Vala e revoltës qytetare do mbërrijë dhe në Surrel. Bëni kujdes.


