Një ngjarje shokuese mësohet të ketë ndodhur në kryeqytet, ku një shtetase 27-vjeçare përfitoi nga pozicioni i punës dhe mashtronte klientët e saj.
Sipas burimeve paraprake mësohet se shtetasja A. Gj., 27 vjeçe ishte e punësuar si operatore në një kompani turistike. Për rrjedhojë shtetasja në fjalë mësohet se rezervonte bileta udhëtimi për klientët dhe pasi ata kryenin pagesat e duhura 27-vjeçarja anulonte biletat e tyre.
Polica e Tiranës ka vënë në pranga shtetasen A. Gj., 27 vjeçe.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasen A. Gj., 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se duke shrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike, rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anullimin e biletave” njofton policia.


