TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Albana Koçiun si ministre e Brendshme, e para grua në krye të institucionit.
“Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.”– u shpreh shefi i qeverisë.
Ndër të tjera Rama tha se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë.
FJALA E RAMËS:
Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.
Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit./Radar.al


