Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Për ç’garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?

    July 18, 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Presidentja e Kosovës ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshja e Ohrit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për ç’garanci bëhet fjalë?

    Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas krerëve të shtetit të Kosovës krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë lëshime, që dëmtojnë funksionalitetin e saj.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, duke aluduar për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si çështja ku Prishtinës zyrtare i bëhet më së shumti presion.

    Miroslav Lajcak dhe Vjosa Osmani

    Garancitë e Kosovës, sipas Presidentes, kanë të bëjnë me siguri dhe mbështetje ndërkombëtare për anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare, çka do të sillte, sipas saj, më shumë paqe e siguri në rajon. Këto komente presidentja Osmani i bëri për mediet amerikane gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, disa herë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së të Asociacinonit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por qeveria nuk e ka proceduar tutje.

    Jo koncesione që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kanë sqaruar procedurën. Pra, duhet të ketë një akt nga ana e qeverisë, që e miraton atë dokument dhe pastaj unë mund ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, por jo pa një akt të tillë fillimisht, është shprehur presidentja Osmani. Mirëpo sipas presidentes “krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e saj, kufijtë e saj, parimin e unitaritetit të shtetit dhe parimet që janë në Kushtetutën aktuale dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas presidentes, Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen.

    Kurti: Draft ndërkombëtar, jo vendor

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, deri tani ka refuzuar që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar. Kryeministri sugjeron që dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, të dërgohen në Këshillin e Evropës apo në Komision e Venecias.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri tani ka refuzuar që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

    “Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Europës dhe Komision të Venecias. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti. Kryeministri argumenton se ai mund ta shkruajë një draft, por “duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi marrëveshjen bazike, aneksit dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe ketë Asociacion t’ia bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.

    Drafti nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, disa herë ka deklaruar se drafti i BE-së për Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe, “është një mundësi e fuqishme për Kosovën”.

    “Nuk është dokument jozyrtar, por është përgatitur me kujdes nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Kjo përfshinte personin më të lartë të Bashkimit Evropian, këshilltarët kombëtarë të sigurisë, këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia, si dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë. Drafti synon krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura”, ka deklaruar Hovenier, duke shtuar se “ky draft nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka pushtet ekzekutiv”.

    Kushtetutshmëria e statutit të Asosiacionit

    Po si e shohin analistët krejt këtë situatë moskoordinimi të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe refuzimi nga ana e qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese?

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se praktikat e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta. “Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, e vetmja mënyrë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Statutit të Asosiacionit të komunave me shumicë serbe është miratimi i të njëjtit nga qeveria për t’i hapur rrugë palëve të autorizuara ku hyn edhe Zyra e Presidentes për të dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, thotë MIftaraj. Sipas tij, qëndrimi i presidentes është i bazuar në ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe praktikat tanimë të ndërtuara nga Gjykata Kushtetuese. Miftaraj thotë se  pas miratimit të të njëjtit dokument nga ana e qeverisë,  palë e autorizuar mund të jetë edhe Kuvendi i Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

    Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi,

    Në bazë të qëndrimeve publike të Presidentes, mund të kuptojmë se ajo po bën përpjekje të mbajë diskursin dhe bashkëpunimin e domosdoshëm me partneret ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar narrativën ku Kosova po shihet si pengesë  në dialog, i cili po ndikon edhe në raportin e Kosovës me BE-në në rrugën e integrimit evropian, ndihmës financiare por edhe faktit se Kosova ende është nën masa ndëshkuese nga BE. Miratimi i Statutit duhet të kalojë nga qeveria dhe nuk ka autoritet jashtë  qeverisë që mund të përmbush këtë detyrim ndërkombëtar të marrë në vitin 2013 dhe të rikonfirmuar nga qeveria Kurti me marrëveshjen e fundit në Bruksel dhe planin e Ohrit”, thotë Ehat Miftaraj.

    Bashkimi Evropian pret komentet e palëve

    Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të qeverisë janë deklaruar se me kohë  do t’i dërgojë komentet në Bruksel.

    Josep Boprell takim me Aleksandar Vucic dhe Albin Kurtin

    Edhe Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që t’ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakuum derisa të emërohet pasardhësi i tij./DW

    Albin Kurti Asociacioni i Komunave me shumicë serbe garanci ndërkombëtare Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.