Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pengoi transferimin e Mario Përlleshit/ Mjeku Dritan Todhe thyen heshtjen: Lajme të rreme

    November 26, 2024
    Pengoi transferimin e Mario Përlleshit/ Mjeku Dritan Todhe thyen heshtjen: Lajme të rreme

    Mjeku Dritan Todhe që kuroi Mario Përlleshin autorin që i mori jetën Martin Canit, gjatë ditës së sotme u aludua se mbajti “peng” epikrizën, ka thyer heshtjen.

    Mjeku përgenjështroi lajmin e publikuar në media. Ai u shpreh se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta, me pretendimin se ai ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme brenda 30 minutash.

    Mjeki i bën thirrje Drejtorisë së Burgjeve të publikojë një deklaratë dhe të kundërshtojë lajmet e pavërteta që po qarkullojnë për të.

    “Përshëndetje unë jam doktor Dritan Todhe, jam mjeku që jam lakuar në rrjetet sociale padrejtësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si mjeku që kundërshton vendimet e shtetit shqiptar apo të Drejtorisë së Burgjeve në mënyrë të padrejtë. Ju garantoj që gjithçka është një shpifje, gjithçka është një farsë. Nuk e di për çfarë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka përhapur këtë lajm të rremë, ndërkohë që ne kemi bashkëpunim shumë korrekt me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe me drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke trajtuar pacient të ndaluar apo të burgosur, për një arsye ose për një tjetër. Takimi me të cilët ka qenë historikisht nëpër spitale dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Por rasti konkret në fjalë, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me organet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me organët e Sigurisë së Tiranës, të cilët i përshëndes. Ata i kemi furnizuar me të gjithë informacionin e duhur që na kanë kërkuar. Konkretisht që prej ditës së premte, më datë 22, edhe pse pushim, janë ngritur organet tona dhe e kanë ndihmuar dhe e kanë Drejtorinë e Policisë me ato që i duhej, gjithë informacioni për rastin. Gjithashtu, vetëm mbrëmë në darkë kemi marrë informacion se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon një epikrizë, e cila sot në orën 09:00 gjatë mbledhjes u vendos të jepej brenda 30 minuta. Nuk kishte asnjë rezistencë nga ana jonë, kjo është ‘nonsens’, nuk ka kuptim që ne të pengojmë autoritetet, për diçka që e ka vendosur gjykata. Është një budallallëk kjo që po dëgjojmë në media, nëpër rrjete sociale. Dhe konkretisht në orën 10 të mëngjesit sot, organet kanë pasur në duart e tyre, të gjithë informacionin që iu duhej. Nuk e kuptoj nga ka dalë kjo furi mediatike, është ‘nonsens’. Mendoj që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të dalë dhe të kundërshtoj lajmin që është publikuar për mediat dhe rrjetet sociale. Faleminderit”, tha mjeku.

    Ju kujtojmë se sot në spitalin “Hygeia” ku edhe po kurohej i mituri ka shkuar një komision i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit.

    Mjeku Dritan Todhe pengoi transferimin e mario perlleshit thyen heshtjen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.