Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Argjentina merr biletën për Botërorin 2030 përpara se të nisë gara, ja vendimi i paprecedentë i FIFA-s

    Katastrofa që la Venezuelën nën rrënoja: mbi 5,500 të vdekur, 16,700 të plagosur dhe mijëra persona ende të zhdukur

    Pretendimet për lëndët kimike në protestë, Spaho sulmon Berishën: “Në pushtet nuk vihet me broçkulla”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Peleshi ka shkelur hapur Kushtetutën”/ Diskutimet në grupin e PD, Berisha e Gjekmarkaj: Mocion për shkarkimin e tij

    September 19, 2025
    “Peleshi ka shkelur hapur Kushtetutën”/ Diskutimet në grupin e PD, Berisha e Gjekmarkaj: Mocion për shkarkimin e tij

    TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka hedhur kërkesën e shkarkimit të kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.

    Burime nga brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, bëjnë të ditur se demokratët kanë deklaruar se “Niko Peleshi ka shkelur hapur Kushtetutën”.

    Gjekmarkaj ka shprehur që të kërkojnë përsëritjen e seancës së datës 18 shtator, ku për shkak te tensioneve nuk u debatua për programin qeverisës.

    Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar “Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin”.

    DISKUTIMI: 

    Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.

    Sali Berisha: Shumë ide të vyera.  Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Kryetarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.

    Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

    Debati dhe diskutimi i plotë:

    Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb, dhe siç bëri sot do të bëjë gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes parlamentarizmi. Ai po shkel Kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brenda Parlamentit, reagime të forta edhe jashtë Parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përballjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërrojë Parlamentin, Parlamentin s’e do më, sepse Parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në Parlament, sepse aty e dëgjojnë shqiptarët. Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në Parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vijë më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda Parlamentit dhe nuk duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë, qoftë brenda.

    Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë. Për sa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta, duhet të jemi partnerë. Me ta duhet të diskutojmë edhe për ngjarjet e sotme. Unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim dhe t’u shpjegojmë gjërat. Sepse nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i Parlamentit, teksa shihnin seancën të enjten).

    Bledjon Nallbati: Si fillim, unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rrimë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi. S’jemi aty për shoën e Ramës.

    Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.

    Saimir Korreshi: Unë jam për radikalizim të aksionit tonë. Jam për ngujim në Kuvendin e Shqipërisë. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

    Ina Zhupa: Para një jave, Kryesia e partisë dhe grupi kemi marrë vendim për të mos lënë asnjë hapësirë institucionale të pashfrytëzuar në përballjen me Ramën. Do duhet edhe në këtë rast t’i qëndrojmë vendimit të marrë dhe të shfrytëzojmë hapësirat institucionale. Ne nuk kishim asnjë skenar për ta prishur seancën, ne ishim aty për të folur për interesin publik. Të gjithë ishin përgatitur, por u reagua në mbrojtje të dinjitetit të Parlamentit. Por nëse i mëshojmë idesë që po dëgjoj këtu, se meqenëse Rama na pamundësoi seancën më të rëndësishme, ne tani të vazhdojmë me skenarin që pamundësojmë seancat, apo të përshkallëzojmë situatën, do të duket sikur nisim të njëjtën rrugë që kemi bërë më parë, edhe njerëzit mund të mendojnë që edhe kjo sot ishte pjesë e skenarit tonë për atë rrugë, dhe jo arroganca e pushtetit. Ndaj sugjeroj të niset me kërkesën për ta kthyer Parlamentin në ligjshmëri, duke anuluar këtë seancë të jashtëligjshme dhe ribërjen e saj sipas rregullave. Të çojmë sa më shpejt dy kërkesa-padi në Kushtetuese për dekretin e Begajt dhe atë për ndryshimin e rregullores. Edhe në seancën e ardhshme duhet të jemi të përgatitur për të kërkuar fjalën sipas rregullores dhe për të bërë demaskim të plotë të shkeljeve, dhe për të pasur mundësi më pas të mbrojmë interesin e qytetarëve.

    Ramadan Lika: Doktor, Rama na ka bërë favor ditën e sotme. Ju, doktor, keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale. Megjithatë, Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është nonsens – edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në Parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit: ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektorati.

    Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, të koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një marrëdhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.

    Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 minutat e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do të ndodhte. Pastaj nxori Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: “Unë nuk pyes për Parlamentin dhe për asnjëri.” Kësaj situate, sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi, më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sërë gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim të Presidentit, pasi Rama, duke përdorur atë, ka prishur balancat e pushtetit. Strumbullari i seancës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.

    Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptarë të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptarë, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në Parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e Parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda Parlamentit dhe jashtë, pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në Parlament.

    Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që s’i kemi numrat, por të lëmë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.

    Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron. Ne s’i kemi mediat, prandaj duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.
    Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët, as me ambasadat.
    Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

    Sali Berisha: Shumë ide të vyera.
    Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur Kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që të mos t’i thërrasë për betim. Kryetarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.
    Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

    agron gjekmarkaj Niko Peleshi sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Argjentina merr biletën për Botërorin 2030 përpara se të nisë gara, ja vendimi i paprecedentë i FIFA-s

    July 25, 2026

    Katastrofa që la Venezuelën nën rrënoja: mbi 5,500 të vdekur, 16,700 të plagosur dhe mijëra persona ende të zhdukur

    July 25, 2026

    Pretendimet për lëndët kimike në protestë, Spaho sulmon Berishën: “Në pushtet nuk vihet me broçkulla”

    July 25, 2026

    Tragjedi në zonën turistike të Ukrainës: 11 të vrarë, mes tyre 4 fëmijë!

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.