Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    Reality show britanik “TOWIE” zgjedh Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Peja qytet i Serbisë”, tabela në Mal të Zi, reagon Kosova

    April 7, 2025

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas vendosjes së një tabele sinjalizuese në Murinë, Mal i Zi e cila paraqiste qytetin e Pejës si vend të Serbisë.

    MPJD ka theksuar se ka ndjekur me shqetësim rastin e vendosjes së kësaj tabele, duke shtuar se përmbajtja e saj është e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror.

    Pas marrjes së informacionit MPJD thotë se ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështjeje.
    Përmes Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, ministria ka angazhuar autoritetet malazeze për heqjen e tabelës.

    “Menjëherë pas pranimit të informacioneve për këtë rast, MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje me institucionet kompetente të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e MPJD.

    Pas angazhimit të institucioneve, tabela është hequr, një veprim që është vlerësuar pozitivisht nga MPJD.

    “Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, u shpreh MPJD.

    Ministria ka falënderuar aktivistët dhe banorët e zonës për reagimin e tyre qytetar dhe angazhimin në sensibilizimin e opinionit publik dhe mbrojtjen e vlerave demokratike dhe ndërfqinjësore.
    MPJD ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Malin e Zi, duke u angazhuar për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe për ruajtjen e fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane.

    kosove Mal i Zi Peja qeveria Serbia tabela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    June 6, 2026

    Reality show britanik “TOWIE” zgjedh Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri

    June 6, 2026

    “Turisti per Caso”: Shqipëria po ndërton të ardhmen pa harruar historinë e saj

    June 6, 2026

    Sherr i dhu*shëm në Sarandë, disa persona përfundojnë në spital, 6 persona shoqërohen në polici

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.