Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) po shqyrton sot ankimimin e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Kukësit, ku PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve.
Opozita ngre pretendime për blerje votash, manipulim të votave të diasporës dhe ndërhyrje në favor të mazhorancës, ndonëse në këtë qark PD rezultoi forcë fituese me dy mandate, kundrejt një mandati të marrë nga Partia Socialiste.
Në seancë, përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, kërkoi që KAS të marrë parasysh pretendimet e opozitës dhe të shpallë të pavlefshme procesin zgjedhor në Kukës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksuan se miratimi i tabelave përfundimtare të rezultatit është bërë në bazë të të dhënave zyrtare dhe nuk janë konstatuar parregullsi të natyrës së tillë që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.


