Partia Demokratike ka përcaktuar sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar deputetët që do të kryesojnë katër komisionet parlamentare të drejtuara nga opozita.
Sipas vendimit, kryetarët e rinj janë:
Luciano Boçi në krye të Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Ina Zhupa në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Ky emërim vjen si pjesë e ndarjes së drejtimit të komisioneve mes maxhorancës dhe opozitës, sipas rregullores së Kuvendit.


