Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Pasuritë e konfiskuara të krimit do të jenë hapësira sociale për fëmijët, AAPSK marrëveshje me UNICEF

    August 26, 2025
    Pasuritë e konfiskuara të krimit do të jenë hapësira sociale për fëmijët, AAPSK marrëveshje me UNICEF

    Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, së bashku me UNICEF Shqipëri, kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

    Kjo marrëveshje konsiston në transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar, në hapësira sociale për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin shqiptar.

    Kështu, sipas kësaj marrëveshjeje, AAPSK-ja do t’i vendosë UNICEF-it në dispozicion pasuritë e konfiskuara nga krimi.

    UNICEF, nga ana tjetër, do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare për të ndihmuar në transformimin rrënjësor të këtyre pasurive, në shërbim të komunitetit.

    Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke cilësuar se është një shembull konkret se si drejtësia shndërrohet në mundësi për kpasurite omunitetin.

    “Sot hedhim një hap të madh përpara në kthimin e pasurive të konfiskuara në vlerë të prekshme për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë shoqërinë. Nëpërmjet këtij partneriteti me UNICEF Shqipëri, ne jo vetëm që i japim një destinacion të ri këtyre pasurive, por ndërtojmë hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë ndihen të mbrojtur, të përfshirë dhe të fuqizuar. Ky proces është një shembull konkret i mënyrës sesi drejtësia mund të shndërrohet në mundësi për komunitetin”, tha Xhaja.

    Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, Murat Sahin, theksoi se marrëveshja me AAPSK është në linjë me angazhimin e organizatës për të mbështetur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Një “investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit”, e cilësoi Sahin këtë marrëveshje me AAPSK-në.

    “Transformimi i pasurive të konfiskuara në hapësira për fëmijët dhe komunitetin është një nga mënyrat më të forta për të kthyer drejtësinë sociale në realitet. UNICEF është i angazhuar të bashkëpunojë me AAPSK në këtë nismë, duke sjellë ekspertizën dhe përvojën ndërkombëtare për të krijuar mjedise që u japin fëmijëve mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u përfshirë në jetën shoqërore. Ky është një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit”, tha Sahin.

    Lidhur me pasuritë e konfiskuara, pritet që ato të kthehen në qendra komunitare, me programe të posaçme edukuese, të shëndetit mendor, si dhe përfshirjen sociale. Po kështu, pritet që këto qendra të kenë në fokus ngritjen e modeleve të qëndrueshme të ripërdorimit social që mund të shërbejnë si shembull edhe në rajon.

    Kështu, AAPSK dhe UNICEF Shqipëri, theksojnë se ky bashkëpunim mes tyre, jep mesazhin se si drejtësia jo vetëm vihet në vend, por dhe ndihmon në përmirësimin e zhvillimit social të komunitetit, pasi në këtë mënyrë, pasuritë e paligjshme kthehem si “burim shprese” për brezat e rinj.

    AAPSK marrëveshje me UNICEF Pasuritë e konfiskuara të krimit do të jenë hapësira sociale për fëmijët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.