Vetë Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me fotografen Blerta Celibashi. Ai e ka prezantuar atë si partneren e tij edhe në rrjetet sociale sot, më 23 Shtator.
Ata ishin së bashku dje në një event të rëndësishëm në Carpathia West në New Jersey, ku Princ Leka organizoi një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara.
Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princi po jeton romancën me partneren e re, forografen Blerta Celibashi.
Edhe pse plot 16 vite diferencë, duket se shifrat nuk përbëjnë aspak problem në këtë romancë.
Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund lidhjes së tyre bashkëshortore pas shtate viteve martesë.
Me vendim gjykate nga 25 prilli 2024, çifti është zyrtarisht i divorcuar.



