Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pasi e rrëmbyen e bënë për spital. Autorët lirojnë Dodë Gjokën

    April 3, 2025

    Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me rrëmbimin e ndodhur sot në Lezhë të të riut, Dodë Gjoka.

    Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari pasi u rrëmbye, është dhunuar brutalisht nga 3 persona që banojnë në fshatin Tresh të Lezhës.

    Ndërsa thuhet se pak çaste pas dhunimit brutal, autorët e kanë lënë Dodë Gjokën të lirë.

    Për rrjedhojë aktualisht ai ndodhet në ambiente spitalore jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

    Ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë

    Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

    Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.

    Dodë Gjoka Lezhë lirohet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama në “Flasim”: Fryma e presionit dhe kërcënimeve ndaj mendimit ndryshe duhet ndalur

    June 14, 2026

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.