Një postim i bërë së fundmi nga aktori Arben Derhemi ka bërë lëmsh gjithë rrjetin.
Në një foto të postuar në profilin e tij, ku shfaqet Mehdi Malkaj, Derhemi shkroi: “Kjo është forca e artit, kinemasë pushofsh në paqe engjëll që linde në kohën e gabuar”.
Në postimin e tij shumë persona kanë komentuar duke shprehur ngushëllime për aktorin e mirënjohur Mehdi Malkaj.
Të tjerë komentuan duke e përgënjeshtruar informacionin.
Pas këtij lëmshi në rrjete sociale, aktori publikoi një video me kolegune tij Mehdi Malkajn.
“Faleminderit që morët pjesë në varrimin tim”, u shpreh aktori duke buzëqeshur.



