Aktori Arben Derhemi me një deklaratë të bërë së fundmi ngjalli aludimet se marrëdhënia e tij me Ermal Mamaqin vijon të jetë në krisje.
Në një intervistë për “Piranjat”, Derhemi teksa rrëfen detaje nga filmi “Njerëz dhe fate 2” ai na ka zbuluar pak nga jeta e tij.
Përgjatë pyetjeve, aktori është vënë edhe përballë disa emrave që janë pjesë e botës së kinemasë në Shqipëri.
Albano Bogdon e vlerësoi si ‘aktor shumë të këndshëm’, për Drilon Hoxhën tha ‘djalë i mirë’, ndërsa teksa u pyet për Ermal Mamaqin nuk dha asnjë koment.
“Kush është? Çfarë është ky? Aktor?”- tha Derhemi.
Dyshja kanë pasur përplasje të herpashershme.
Arben Derhemi e ka konsideruar Mamaqin një pseudohumorist që është bërë producent filmash. Ndërsa Mamaqi nga ana tjetër është shprehur se filmat e tij janë pëlqyer shumë nga publiku.
I pyetur më herë për të dhënë sqarime rreth këtij konflikti, Derhemi i ka qëndruar të njëjtit mendimi.
“Unë nuk kam asnjë gjë personale me këtë djalin. Është një djalë që ka jetën e vetë dhe i ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet. Për mua është inekzistent fare,”- ka thënë ai.
LEXO EDHE:
Prindër të një vajze/ Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës disa-vjeçare (FOTOT)
Kopje e babait/ Aktori i “Njerëz dhe Fate” publikon foto me të bijën


