Aktori i njohur Arben Derhemi ka konfirmuar për herë të parë publikisht në media ndarjen nga bashkëshortja e tij, moderatorja Iva Korumi.
Zbulohet e vërteta e divorcit të Arben Derhemit, rrëfehet aktori
I çuditur nga lajmet që qarkulluan në portale për të, pasi u tha se shkak është bërë tradhtia, aktori tha se e gjitha ishte e çuditshme dhe sulm ndaj tij.
Gazetarja: Kanë qarkulluar lajme të ndryshme për jetën tënde
Arben Derhemi: Është e gjitha një gënjeshtër e madhe, sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati 2 vjet e gjysmë dhe e gjitha ishte si me urdhër, nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku se nuk më bën shumë përshtypje se di e kam dëgjuar shumë gjëra për miq të mi e shokë të mi të cilët i njoh shumë mirë, por këtë radhë ishte e çuditshme se kam mbajtur larg jetën time private, larg televiziont larg revistave se është e imja dhe atyre që kanë qenë rreth meje.
Kuptohet që ish bashkëshortja ime ka të drejtën e vet të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë gjithçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi edhe kaq, nuk ka asgjë të çuditshme.


