Për herë të parë në historinë e Vlorës, gara për kryetarin e Bashkisë do t’i besohet një gruaje.
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatura e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi më 11 maj.
Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në zgjedhjet e 11 majit.
Që nga viti 1912, Vlorës i kanë shërbyer 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, dhe zgjedhja e Mersinit shënon një moment historik, duke thyer një traditë shekullore në drejtimin e qytetit.


