Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pas horizontit jeta vazhdon, e Premtja e Zezë dhe Pashkët

    April 18, 2025
    Pas horizontit jeta vazhdon: e Premtja e Zezë dhe Pashkët

    E Premtja e Zezë dhe Pashkët janë sipas kuptimit kristjan ngjarje me rëndësi universale për njerëzit. Të dyja së bashku mund të japin shpresë si festë e krishtërimit.

    Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve janë Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit. Kjo është një ngjarje e gëzueshme. Shpërndahen dhurata dhe atmosfera e shenjtë e Krishtlindjeve ngjall shumë emocione. Sado e rëndësishme që është lindja e Jezuit, pra kthimi në njeri i Zotit, edhe më të rëndësishme janë e Premtja e Zezë dhe Pashkët. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

    Të dyja festat kanë megjithatë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

    Lidhja e vdekjes dhe e ringjalljes

    Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Ndërkohë, në të gjitha konfesionet e krishtera kanë rënë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit për fajin e njerëzve është pjesë e pandarë e Pashkëve, pra ditës së Ringjalljes. Festa më e madhe e Krishtërimit përbëhet nga e Premtja e Zezë, nga e Shtuna e Zezë dhe nga e diela e Pashkëve e këto shihen ndërkohë si një e vetme.

    Intriga, shpifje, proces

    Ajo që ndodhi të Premten e parë të Zezë të historisë nisi që një mbrëmje më parë. Jezusi kishte ngrënë darkë së bashku me 12 këshilltarët e tij më të ngushtë – për herë të fundit ata dëgjuan së bashku fjalët e mjeshtrit. Pak pas kësaj pasuan tradhëtia dhe burgosja.

    Të Premten e Zezë, Krishtit iu desh të durojë dy procese – njërin të krerëve hebrej, të cilët donin ta mënjanonin Jezusin për shkaqe teologjike dhe një proces të sundimtarëve romakë. Shpesh lufta me vdekjen e të akuzuarve zgjaste disa ditë.

    Në informacionet e Testamentit të Ri të Biblës raportohet se në kohën e vdekjes së Jezuit dielli u errësua, toka u drodh dhe ndodhën gjëra të tjera të pashpjegueshme. Jezui përjetoi pasojën e fundit të të qenit njeri, deri në vdekjen brutale.

    Fundi vetëm një tranzicion

    Ajo që ne e quajmë sot Pashkë, u kthye për ithtarët e Jezuit megjithatë në ditë të surprizës. Në mëngjesin e ditës së tretë pas kryqëzimit, varri ku vendosën Jezuin e vdekur qe bosh. Dëshmitarë u ndeshën me të ringjallurin. Vetëm përballja fizike me atë, që qe ringjallur nga të vdekurit, i bindi të krishterët e parë se ai vërtet jeton.

    Perspektiva deri sot

    Për të krishterët, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë./DW

    https://radar.al/bresherite-e-plumave-drejt-4-te-rinjve-ishin-planifikuar-per-gruan-e-roan-braimit/

    Momente gazmore/ “Do të ngremë tavanin”, tregtari nuk kupton Berishën, kujton për tavanin e dyqanit

    E premtja e zezë E Premtja e Zezë dhe Pashkët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.