Një nga çiftet më të përfolur të botës së kinemasë, regjisori amerikan Tim Burton dhe aktorja italiane Monica Bellucci, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të përbashkët të dërguar agjencisë AFP, ku dy artistët theksuan: “Me shumë respekt dhe dashuri të ndërsjellë, kemi vendosur të ndahemi”.
Historia e tyre nisi në tetor të vitit 2022, në Festivalin e Filmit “Lumiere” në Lyon, ku Bellucci i dorëzoi Burton-it çmimin për arritje të veçanta. Takimi u shndërrua në një lidhje romantike që shpejt tërhoqi vëmendjen e mediave.
Përveç jetës private, çifti bashkëpunoi edhe artistikisht në filmin “Beetlejuice”, vazhdimi i komedisë së famshme të vitit 1988. Bellucci interpretoi rolin e Delores-it, një krijese të errët që kërkon hakmarrje, përballë Michael Keaton. Filmi, i shfaqur në Festivalin e Venecias në vitin 2024, rezultoi një sukses komercial duke arkëtuar afro 300 milionë dollarë në Amerikën e Veriut.
Ndarja e tyre shënon fundin e një historie dashurie që u përjetua nga publiku si një takim i rrallë mes artit dhe glamurit.


